Petar Petkoviq, do ta vizitojë Kosovën gjatë 2 ditëve të ardhshme.
Siç shkruajnë mediat serbe, zyra e ashtuquajtur serbe për Kosovën, ka njoftuar se drejtori i saj, do të jetë në Kosovë më 12 dhe 13 korrik, përcjell klankosova.tv.
Thuhet se Petkoviq do marrë pjesë në një akademi të organizuar në ”Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.