Kombëtarja e Anglisë do të përballet sot me Italinë në finale të Euro 2020.
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson në mesazhin e tij e përgëzoi ekipin kombëtar anglez për performancën e tyre në Euro ndërsa vlerësoi punën e tyre ekipore.
“Nesër ne e dimë që edhe ju mund ta ngrini trofeun”, shkroi Z. Johnson.
“Ne nuk shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë në ty, Gareth, dhe skuadrën tënde të pabesueshme. Në emër të të gjithë kombit, fat të mirë, bëj një lojë të shkëlqyeshme – dhe ktheje në shtëpi”, thuhet në mesazhin e Johnson, shkruan inews
Raportimet nga Italia janë duke thënë që nëse Anglia triumfon të dielën, Kryeministri anglez mund të shpallë një festë shtesë për të festuar, shkruan ineës, përcjell Klankosova.tv
Përmes një peticioni tifozët anglezë po kërkojnë ditë pushimi të hënën nëse Anglia fiton, deri tani janë më shumë se 350. 000 mijë nënshkrime.