Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 26 vjetorin e saj, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi Krasniqi këtë masakër e ka quajtur njëra nga krimet më makabër qe njeh qytetërimi bashkëkorë.
Tutje Krasniqi ka shkruar se nuk duhet që vetëm ti kujtojmë viktimat e Srebrenicës por edhe të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb.
Postimi i plotë i tij:
26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohorë – Gjenocidi i Srebrenicës. Ne sot jo vetëm qe duhet të kujtojmë viktimat e Srebrenicës, por edhe të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb.
Mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi ndërsa harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave. /InLajmi/




















