Është e rëndësishme të fitosh respektin dhe pëlqyeshmërinë e njerëzve me të cilët punon, sidomos shefit apo shefes.
Në fakt ka disa truke të thjeshta se si t`i biesh në sy e si t`ia fitosh respektin.
Mos ki frikë të japësh mendimin tënd dhe t`i thuash ‘Jo’
Mbaji këmbët drejt edhe në tokë, pra përpiqu të mos qëndrosh këmbë mbi këmbë. Nuk është ndonjë pozicion që të tregon gati për punë.
Kërkoji këshilla, por jo opinione. Në fund fare, të nevojiten këshillat e tij praktike. Kurse opinionet që nuk i shërbejnë punës, le t`i mbajë për vete.
Aprovojini edhe verbalisht nëse jeni dakord me diçka, mos e lini në heshtje apo pa përgjigje.
Bëni me të biseda të shkurtra, por të mençura, shkruan Bright Side
Mbaj përgjegjësi për gabimet e tua. “E kam bërë unë këtë gjë, sepse…”, edhe sqarohu, përcjell Tiranapost.al
Jep disa mundësi zgjidhjeje për të njëjtin problem. Kjo është më mirë sesa të mos e marrësh mundimin fare se nuk je i sigurt si mund të zgjidhet më mirë.