Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e karriera profesionale, madje duke prekur disa nga momentet më të rëndësishme.
Në fillimet e tij në muzikë, ai u bë i njohur në kohën kur ishte pjesë e grupit “Skillz” së bashku me Skivin.
Ai rikujtoi koncertin e parë dhe pagesën që ka marrë kur është ngjitur për herë të parë në skenë.
“Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni?
Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare”.
“Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha”, përcjell Top Chanel
I njëjti më tej shtoi se pagesa e 2 ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.