Policia e Kosovës ka njoftuar se në mengjesin e hershëm të ditës së shtune një përson është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë njësiti ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Tutje Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktmës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 10.07.2021 ─ 08:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/