Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Daut Haradinaj ka përkujtuar masakren e Srebrenicës në 26 vjetorin e saj, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi Haradinaj ka thënë se 8.372 boshnjak u vranë mizorisht nga aparatura fashiste e shtetit serb.
Tutje Haradinaj ka thënë se është fatkeqësi që edhe pas 2 dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Postimi i plotë i tij:
Sot 26 vjet më parë, rreth 8.372 boshnjakë u vranë mizorisht në Srebrenicë nga aparatura fashiste e shtetit serb. Gjenocidi në Srebrenicë, është historia që nuk duhet të përsëritet kurrë!
Është fatkeqësi që edhe pas 2 dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.
#NeverForget /InLajmi/