Papa Françesku gradualisht po rifillon punën, testet e tij të gjakut janë të kënaqshme dhe ai po vazhdon trajtimin e përshkruar, pas operacionit të javës së kaluar, sipas një zëdhënësi të Selisë së Shenjtë të shtunën, transmeton InLajmi.
Papa 84-vjeçar i’u nënshtrua një operacioni në spitalin Gemelli të Romës të dielën e kaluar, disa orë pasi kreu lutjen tradicionale Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.
Është njoftuar se ai do të bëjë lutjen e tij të përjavshme të së dielës Angelus, në orën 6 të mëngjesit nga një dritare e Spitalit Universitar Gemelli në Romë, ku aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni.
Papa u operua nga sëmundja e divertikulitit, që është një inflamacion, ku njerëzit zhvillojnë qese të vogla në muret e zorrës së trashë, kjo sëmundje është zakonisht pa simptoma, por mund të shkaktojë siklet dhe ndonjëherë gjakderdhje, shkruan CNN.
Sëmundja është një gjendje e zakonshme që prek më shumë se gjysmën e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, dhe prek më shumë njerëzit e moshuar./InLajmi/