Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar me zëvendës-ndihmësin e sekretarit të shtetit Matthew Palmer, përcjell InLajmi.
Ministri grek Dendias është shprehur se BE dhe SHBA kanë një koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.
Njoftimi i plotë i tij:
Pata një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Mattheë Palmer në Forumin e sotëm të Dubrovnik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, ka shkruar Dendias.