Një tërmet me madhësi 6.1 ballë, ka goditur të shtunën brigjet e ishullit Sulawesi të Indonezisë, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, transmeton InLajmi.
Megjithëse ishte një tërmet i fortë, deri tani nuk është dhënë ndonjë paralajmërim për tsunami dhe nuk ka pasur raportime të menjëhershme të dëmeve.
Tërmeti i fortë ka goditur prej 258 kilometra në verilindje të qytetit të Manado në Sulawesi Veriore me një thellësi prej 68 kilometrash.
Indonezia është një vend që përjeton tërmete të shpeshta për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark i aktivitetit intensiv sizmik ku përplasen pllaka tektonike që shtrihen nga Japonia përmes Azisë Juglindore dhe përtej pellgut të Paqësorit.
Kujtojmë se në muajin Janar, të këtij viti më shumë se 100 njerëz u vranë dhe mijëra mbetën të pastrehë nga një tërmet me madhësi 6.2 që goditi të njejtin vend.
Ndërsa, një tërmet tjetër i fuqishëm tronditi ishullin Lombok në 2018, duke vrarë më shumë se 550 njerëz, shkruan NDTV.
Më vonë atë vit, një tërmet me madhësi 7.5 dhe një cunami pasues në Palu në ishullin Sulawesi la më shumë se 4300 njerëz të vdekur ose të zhdukur./InLajmi/