• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Greqia ofron 150 euro shpërblim për personat që vaksinohen

J G nga J G
10 July 2021
në Bota
0 0
0
Greqia ofron 150 euro shpërblim për personat që vaksinohen
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planifikon duke nisur nga 15 korriku t’u paguajë 150 euro të rinjve që vaksinohen. Por jo të gjithë të rinjtë grekë e shohin pozitivisht këtë.

Rruga para klubit “Chelsie” në Athinë është mbushur plot. Sipas rregullit nuk duhet të qëndrosh para klubit që nga koha e pandemisë, por vetëm në ulur në stolat që janë vendosur me distancë ndaj njëri-tjetrit. Klientët e “Chelsie”, të rinj nga mosha 20-30 vjeç duket se e kanë harruar këtë.

Është verë, nxehtë, kohë për party, frika nga virusi nuk është më aq e fortë, ashtu si edhe vullneti për t’u vaksinuar. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit në Greqi ka rënë në 85.000. Prandaj qeveria në Athinë po përpiqet tani të inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjthë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh. Kjo shumë do të jepet me vaksinimin e parë dhe mund të përdoret për bileta fluturimi, udhëtime me anije, për pushime apo për koncerte. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri fjalë për një “pasaportë lirie”, nga e cila mund të përfitojnë rreth 940.000 të rinj.

“Ideja është e mirë. Kështu mund të kaloj një fundjavë në ndonjë ishull”, thotë Marialena, një 20-vjeçare që pi birrë në “Chelsie”, e pavaksinuar deri tani. Pas fjalimit të kryeministrit grek, që tha “se shteti do të shpërblejë qytetarët për sjellje të përgjegjshme”, Marialena kërkoi një orar për vaksinën.

“Paturpësi”

Kurse një çift ulur pranë Marialenas nuk është aspak dakord me kryeministrin. “Kjo është paturpësi. Ne jemi vaksinuar, sepse e menduam se ishte e drejtë. Nuk kishim nevojë për shpërblim”, thotë Kostas 24 vjeçar, të cilit iu desh të bëjë 140 kilometra rrugë nga Athina në qytetin bregdetar Nafplion për t’u vaksinuar. Kurse shoqja e tij, Krisanthi shton, se ata që nuk duan të vaksinohen nuk do ta ndryshojnë mendimin edhe nëse marrin para.

Ndërsa për Nenën në klubin aty afër “Ramon” këto 150 euro janë thjesht “ryshfet i pastër”. 25 vjeçarja është e zemëruar. “Paratë qeveria duhet t’i investojë për më shumë autobusë që të mos ngjeshemi si sardele dhe të mos infektohemi.” Nenë, i duhet të shkojë me autobus në punë e të ndërrojë 2 herë linjën. Autobusët janë gjithmonë plot, thotë ajo, dhe shpesh njerëzit nuk e mbajnë maskën ose nuk e mbajnë si duhet. Ajo ka kritika edhe për qytetarët më të moshuar.

“Ne patëm kujdes një vit, që të mbronim prindërit dhe gjyshërit tanë, dhe tani ku ka mundësi për t’u mbrojtur shumë prej tyre nuk vaksinohen.”

Në Greqi deri në 2 korrik ishin vaksinuar vetëm 62% e banorëve të moshës 50-60 vjeç, megjithëse ka 2 muaj që ata kanë mundësi të marrin një orar, shkruan DW.

Deri më 5 korrik në Greqi ishin vaksinuar plotësisht gati 4 milionë banorë, shumë më pak se pritshmëria në fillim të fushatës së vaksinimit.

Tags: GreqiaKoronavirusiVaksinimi
Postimi i mëparshëm

Ministria e Arsimit planifikon heqjen e tarifave për studime në universitete publike

Postimi tjetër

Indonezia goditet nga tërmeti me fuqi 6.1 ballë

Të ngjajshme Postime

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Postimi tjetër
Indonezia goditet nga tërmeti me fuqi 6.1 ballë

Indonezia goditet nga tërmeti me fuqi 6.1 ballë

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu