Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në rrugën Prishtinë-Podujevë, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se personi ka vdekur sot në fshatin Prugovc rreth orës 08:30.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai për InLajmi.
Nga Policia është thënë se aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, derisa të dalin plotësisht rrethanat e ngjarjes./InLajmi/