Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që ndodhën në Listën “Guxo”, përcjell InLajmi.
Gecaj e quajti Listën “Guxo” si “kala me lego e fëmijëve të llastuar”, përmes një postimi në Facebook.
“Guxo, kalaja me lego e femijeve te lastuar te cilet ngritjen politike e kishin vetem duke share e proklamuar çlirim pas çdo cikli zgjedhor. Urime dita e çlirimit, besoj po çliroheni edhe njeher”, shkroi Gecaj.
Kujtojmë se këto ditë ka pasur përçarje në “Listën Guxo”, pasi që përfaqësuesit e kësaj listen në Ferizaj kanë drejtuar akuza dreje kryesisë së lëvizjes themeluar nga Vjosa Osmani./InLajmi/