Po vazhdojnë pakënaqësitë nga anëtarët e Listës “Guxo” të krijuar nga Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Pas njoftimit se në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit Lista “Guxo”, do të garojë bashkë me Vetëvendosjen, anëtarët e kësaj liste kanë filluar të shprehin mllefin e pakënaqësinë e tyre.
Zyrtari i “Guxo”, nga Ferizaj Burim Bajraktari, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ndihet i tradhëtuar, duke bërë të ditur se megjithatë nuk do te heqin dorë para asnjë lloj fortune.
Ai tha se do të jenë zëri i qytetarëve të Ferizajt.
Postimi i plotë i tij:
Balton shoku…. E nisem se bashku nje rrugë të re me disa shokë, po qe besa ata gjeten dikun ma mir dhe na lan ne mes të rrugetimit… Tu e pas parasysh se u rritem me prind dhe na mesuan te jemi te fjales, jemi sot së bashku ne qfardo furtune.
Ishime se bashku duke e kerkuar fuqin tonë per deputetet qe i kishim ne mesin e procesit deshten me na nda, po nuk arriten…. sepse filluam me bindje te fortë drejt fitores dhe qe besa ja arritem.
Balton shoku ne do të jemi të fuqishem ne qfardo forme dhe kujt ja msym e bajm deputet edhe nese eshte qoban i dhive… Per me u trathtu jemi mesu, po tash rruga jone eshte e paster dhe hala ma e fuqishme.
Do te jemi zëri i qytetareve ne Ferizaj./InLajmi/

















