Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Geoffrey Pyatt, në Tryezën e Rrubullakët Ekonomike që po mbahet në Athinë, përcjell InLajmi.
Ambasadori amerikan në Greqi, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se është takuar më Kurtin dhe kanë pasur një diskutim mbi për avancimin e bashkëpunimit rajonal në energji, ekonomi e siguri.
Postimi i tij i plotë:
Takim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin Albin Kurti në Tryezën e Rrumbullakët Ekonomike në Greqi dhe diskutim për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkëpunimin rajonal në energji, ekonomi e siguri, duke u mbështetur në momentumin e vizitës së Nikos Dendias në Prishtinë, që e nënvizon rolin udhëheqës e stabilizues të Greqisë në rajon./InLajmi/