• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Vaksina Pfizer do të kërkoj miratim për të shtuar një dozë të 3-të

J G nga J G
9 July 2021
në Bota
0 0
0
Vaksina Pfizer do të kërkoj miratim për të shtuar një dozë të 3-të
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se do të kërkonin autorizimin për një dozë të 3-të, të vaksinës së tyre kundër Covid-19. Sipas prodhuesit të vaksinave, një dozë e 3-të brenda 12 muajsh do të rrisë shumë imunitetin dhe mbase mund të ndihmojë në mbrojtjen nga variantet e reja të koronavirusit.

Varianti Delta i koronavirusit, ka ngjallur shqetësim në gjithë botën për shkak të aftësisë së përhapjes. Pfizer dhe BioNTech thanë se ata presin që një dozë e 3-të do të jetë efektive kundër variantit Delta dhe se ata do të kërkojnë autorizim në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe rajone të tjera në javët e ardhshme.

Vaksina e Pfizer deri më tash merret me 2 doza.

Hulumtimet e shumë vendeve tregojnë se vaksina e Pfizer dhe të tjerat, ofrojnë mbrojtje të fortë kundër variantit shumë ngjitës Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe tani mbizotëron shumicën e rasteve në Shtetet e Bashkuara.

Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që po zhvillohen studime nëse ka nevojë, dhe kur do të duhet të merret një dozë e 3-të.

Të enjten, Mikael Dolsten nga kompania Pfizer tha për Associated Press se nga disa hulumtime të hershme rezulton se përmes një doze të 3-të nivelet e antitrupave të njerëzve ngriten 5-10 herë më shumë, krahasuar me dozën e 2-të.

Pfizer ka në plan që në muajin gusht të kërkojë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së autorizimin emergjent të një doze të 3-të, tha ai.

Disa orë pasi Pfizer bëri njoftimin, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së dhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhej se amerikanët nuk kanë nevojë për një dozë të 3-të të vaksinës, transmeton CNN.

“Tash për tash, amerikanët të cilët janë të vaksinuar plotësisht, nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese”, thanë këto institucione.

Zyrtarët e Qeverisë amerikane në vazhdimësi kanë thënë se ekziston një rrezik i ulët i infektimit për njerëzit e vaksinuar plotësisht, madje edhe nga varianti Delta, shkruan REL.

Ky variant ka shkaktuar shpërthime të rasteve të reja të të infektuarve në Azi, Afrikë ndërsa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara është shënuar rritje e numrit të rasteve të reja.

Ky variant fillimisht është zbuluar në Indi disa muaj më parë.

Revista Nature ka publikuar të dhënat që tregojnë se bazuar në testet laboratorike të dhjetëra njerëzve, pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinave Pfizer ose AstraZeneca, imuniteti i tyre “mezi e frenoi” variantin Delta. Por, disa javë pasi morën dozën e dytë, pothuajse të gjithë kishin atë që studiuesit e konsideruan një rritje të imunitetit mjaft të fortë për të neutralizuar variantin Delta.

Më 6 korrik, Izraeli ka njoftuar se efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNtech ka rënë, pavarësisht se ajo mbetet shumë efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infektimit dhe të sëmundjes me simptoma ka rënë në 64%, por ajo mbetet 93% efektive në parandalimin e hospitalizimeve dhe simptomave të rënda të sëmundjes.

Tags: AstraZenecaKoronavirusiPfizer
Postimi i mëparshëm

Kreu i AAK-së, pas “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj: Ëndërr që u bë realitet

Postimi tjetër

ATK: Kemi realizuar të hyra tatimore prej 239 milionë euro

Të ngjajshme Postime

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Postimi tjetër
ATK: Kemi realizuar të hyra tatimore prej 239 milionë euro

ATK: Kemi realizuar të hyra tatimore prej 239 milionë euro

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

1 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu