Roberto Martinez konfirmoi se ai nuk do të japë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Belgjikës, pasi kombëtarja u eliminua në çerekfinalet e Euro 2020 nga Italia.
Pritshmëritë ishin të mëdha për “Brezin e Artë” belg dhe në këtë kompeticion shpresohej shumë që ata t’i jepnin fund pritjes së një kombi të tërë për lavdi ndërkombëtare.
Por edhe njëherë zhgënjyen sërish. Në fazën e grupeve, “Djajtë e kuq” ishin perfektë, duke fituar të treja takimet kundër Rusisë, Danimarkës dhe Finlandës, e më pas eliminuan kampionët në fuqi Portugalinë në 1/8-at.
Kur belgët u mundën nga “të kaltrit” 2-1 në Mynih, Martinez tha se nuk merrte dot një vendim për shkak të ndikimit që rezultati kishte tek ai. Por tani, 47-vjeçari është i qartë në vendimin e tij.
“Në mometin që e ndiej se nuk mund të kontribuoj gjë, do të jem i pari që do kërkoj larigmin. Zhgënjimi me Italinë ishte i madh, por tani përqendrimi është te kualifikuest e Kupës së Botës në shtator dhe në katërshen finale të Ligës së Kombeve muajin tjetër. Ekipi është gati të bëjë përpara.” Shkruan tvklan.al
Është përfolur se disa prej futbollistëve të Belgjikës mund të tërhiqen nga kombëtarja, por trajneri sqaroi se futbollistët duan të vazhdojnë dhe se ai nuk është zhgënjyer nga asnjë prej tyre në Evropian.