Reshjet e shiut në rajonin e Deçanit kanë bërë që në një pjesë të rrugës të ketë edhe vërshime, përcjell InLajmi.
Si pasojë e vërshimeve, një numër i qytetarëve kanë mbetur të bllokuar në atë zonë.
Në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në kilometrin e 6 në rrugën Deçan – Plavë ka dalë edhe i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, për t’ju qëndruar afër qytetarëve.
Në këtë rrugë po ashtu është parë se një kamionetë ishte bllokuar pasi dheu e gurët janë bartur nga uji.
Postimi i plotë i ueb faqes Deçani:
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj qëndroi fizikisht afër qytetarëve për të ju dal në ndihmë pasi që ishin bllokuar në kilometrin e 6 në rrugën Deçan – Plavë nga një vërshimë e shkaktuar sot nga reshjet e fundit të shiu!
Te lumtë kryetar Bashkim Ramosaj. /InLajmi/