Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të shumtë, ka qëndruar për ngushëllime në familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, pas vdekjes së babait të tij Fazli Veseli, përcjell InLajmi.
Krasniqi e ka kujtuar bacën Fazli si njeri e baba të fortë, si simbol të rezistencës, i cili i ka edukuar fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë dhe patriotizmit.
Dhimbjen për vdekjen e bacës Fazli e shton mosprezenca e kryetarit Veseli, i cili po gjykohet në Hagë për luftën çlirimtare. Por, kjo dhimbje shndërrohet në krenari, sepse baca Fazli dhe bijtë e tij do të mbahen mend për kontributin e pakursyer për lirinë e Kosovës. /InLajmi/