Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Athinë liderin e partisë SYRIZA, z. Alexis Tsipras, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.
Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. /InLajmi/