Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka prezantuar punën 6 mujore të Gjykatës për këtë vit, raporton InLajmi.
Shala në një konferencë për media tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.
Ai po ashtu informoi se në vitin 2021 mbi 10.000 lëndë janë bartur nga vitet e kaluara, ndërsa brenda këtij viti janë pranuar mbi 9.200 lëndë, që është numri më i madh i pranuar deri më tani.
Ngecjen në trajtimin e lëndëve të pazgjidhura Shala i’a adresoi mungesës së gjyqtarëve
“Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, tha ai.
Hasan Shala duke bërë të ditur se është edhe në përfundim të mandatit të tij si kryetar i Gjykatës së Apelit, ka listuar edhe disa nga të arriturat e institucionit gjatë kohës së detyrës së tij.
”Është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa i rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitet”, tha Shala./InLajmi/