Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuat projektin “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se projekti më i rëndësishem që nga pas lufta i qeverisë Haradinaj 2, u realizua me sukses dhe do e bashkoj qytetin përgjithmonë.
Ai tha se përkundër kundërshtimeve të shumta, kjo ëndërr u bë realitet duke shtuar se projektet e AKK-së mund të përjetohen në çdo vend dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Ferizaj u bashkua!
Në Ferizaj, përfundoi projekti më i rëndësishëm që nga pas lufta. “Bashkimi i Qytetit” një prej projekteve infrastrukturore të qeverisë Haradinaj 2, do e bashkojë përgjithmonë qytetin.
Përkundër kundërshtimeve e pengesave gjatë rrugës, ky projekt, kjo ëndërr u bë realitet.
Anembanë vendit mund të përjetohen projektet tona që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Puna, angazhimi dhe vizioni për ndryshim gjithmonë ngadhënjejnë kundrejt filozofisë së mashtrimit.Q
Urime të gjithë qytetarëve të Ferizajt! RH./InLajmi/