Temperaturat e larta në vend kanë bërë që shumë kosovarë të marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar, përcjell InLajmi.
Në pikën kufitare në Vërmicë janë krijuar kolona të gjata që në orët e hershme të mëngjesit, nga pushuesit që janë nisur drejt Shipërisë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave në dalje të pikës kufitare në Vërmicë është 130-150 metra, dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.
Situatë më e qetë paraqitet në pikat tjera kufitare.