Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 13:00 një ankues ka raportuar se vetura e tij ishte dëmtuar nga një predhë e plumbit, përcjell InLajmi.
Sipas ankuesit vetura e tij ishte e parkuar afër banesës në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën InLajmi se kanë gjetur në veturën e tij një predhë plumbi si provë materiale, dhe rasti ka vazhduar të iniciar dhe është duke u hetuar si “Shkaktim i rrezikut t’përgjithëshëm”.
“Sot rreth orës 13;00, nga një e ankues është e raportuar se vetura e tij që ishte e parkuar afër banesës së tijë në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ishte dëmtuar nga një predhë e plumbit. Njësia e krim teknikës në automjetin e dëmtuar si provë materiale ka gjetur një predhë plumbi. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Shkaktim i rrezikut t’ përgjithëshëm”, ka deklaruar Zahiti. /InLajmi/