Nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se në 24 orë, janë arrestuar gjithsej 30 persona, përcjell InLajmi.
Nga 30 të arrestuarit, 12 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa arrestimet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të vendit, për vepra penale si dhunë në familjë, mosmarrëveshje dhe posedim armësh pa leje apo substance narkotike.
Sa i përket aksidenteve, gjithsej në vend janë raportuar 19 aksidente me të lënduar dhe 42 me dëme materiale.
Në raportin e policisë, janë të regjistruara gjithsej 1.609 tiketa trafiku, 4 nga to për thyrje të masave anti-Covid./InLajmi/