Deputeti i Lëizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se pasi kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 Shkurtit, tani po punojmë shumë në drejtimin e duhur duke analizuar secilin veprim dhe vendim që po marrin, përcjell InLajmi.
Dugolli ka thënë se për disa vendime qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta mirëpo nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi.
Postimi i tij i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE!, me listën fituese të referendumit, me 14 shkurt 2021 mori obligim që pritjet e qytetarëve për ndryshim t’i përmbush. Prandaj, ne po punojmë shumë në drejtimin e duhur duke analizuar secilin veprim dhe vendim që po marrim.
Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi.

Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve.
Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona. /InLajmi/