Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në këtë qytetet kanë filluar korrje-shirjet, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka bërë të ditur se kanë vizituar fermerët si dhe kanë uruar për fillimin e sezonës.
Tutje i pari i Deçanit ka thënë se nuk ka bukë më të shijshme se buka e bujkut dhe nuk ka nder më të madh se të jesh pranë tyre,
Postimi i tij i plotë:
Sot filluan korrje-shirjet në Komunën e Deçanit, vizituam dhe uruam për fillimin e sezonës fermerët e komunës tonë!
Nuk ka bukë më të shijshme se buka e bujkut dhe nuk ka nder më të madh se të jesh pranë tyre. Na shkofshin mbarë dhe qofshin të begatshme korrjet e sivjetme!
BR! /InLajmi/