Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Tëitter ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpin tendë është një e drejt themelore e njeriut, transmeton InLajmi.
Ambasadori Rohde ka bërë të ditur se janë duke përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet.
Tutje Rohde ka thënë se beson fuqishëm se këto vendime personale kanë bevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë.
Postimi i tij i plotë:
Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira. /InLajmi/
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1413439927157551104