Pas marrjes së dozës së parë të AstraZeneca, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur konferencë për medie me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19, raporton InLajmi.
Vitia tha se procesi i vaksinimit në gjithë vendin nuk ka qenë i lehtë, duke kujtuar se kur ka marrë mandatin vendi nuk ka pasur asnjë vaksinë në stok.


“Më 15 qershor ka filluar procesi i vaksinimit masë të qytetarëve. Nuk ka qenë e lehtë të vijmë në këtë pikë sepse e morën mandatin në kohën kur Kosova nuk e kishte asnjë vaksinë në stoqet e saj”.
Vitia ka ftuar qytetarët për vaksinim, duke thënë që tanimë janë siguruar mbi 2 milionë vaksina që mundësojnë vaksinimin e mirëfilltë.
“3 muaj pas kemi bërë kapërcim të madh dhe sot jemi këtu për të bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me këto vaksina. Kemi siguruar mbi 2 milionë vaksina dhe kemi një stok që mundëson vaksinimin e mirëfilltë”.
Po ashtu ai ka njoftuar se është hapur procesi i vaksinimit për qytearët e moshës mbi 40 vjeç, duke bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojnë edhe moshat më të reja se 40.
“Kemi hapur procesin e vaksinimit masiv edhe për qytetarët e moshës mbi 40 vjeç ku bëjë pjesë edhe unë. Shumë shpejt do ta ulim edhe më shumë moshën”.
Vitia ka siguruar që Kosova nuk ka asnjë vaksinë që nuk është aprovuar nga Agjencitë e Mjekësisë, dhe se Kosova nuk do të pranojë asnjë vaksinë nga Kina apo Rusia
“Ministria e Shëndetësisë e bën për të satën herë se Kosova është nga vendet e rralla që nuk ka pranuar vaksina të paaprovuar nga 2 agjencitë më të mëdha botërore”.
“Nuk do të marrim vaksina as nga Rusia e as nga Kina. Ju bëjë thirrje që mos të hezitoni të vaksinoheni”./InLajmi/




















