Kanë filluar hetimet për “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, pasi që një vajze të vogël pas lirimit nga spitali, i është përkeqësuar gjendja, përcjell InLajmi.
Nga policia bëhet e ditur se e mitura ishte rrëzuar duke lozur e më pas ishte dërguar në spital, por pas daljes nga spitali, të voglës i ishte përkeqësuar gjendja gjë që ka çuar në hetime për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Pas përkeqësimit vajza është dërguar në emergjencë, ndërsa me urdhër prokurori rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR
Prishtinë 06.07.2021 – 19:00. Raportohet se viktima femër kosovare (e mitur) duke lozur është rrëzuar nga një lartësi. Pasi ka marr tretman mjekësor, është liruar, ndërsa më 07.07.2021 viktimës i është keqësuar gjendja dhe është dërguar në emergjencë dhe është hospitalizuar në repartin neurokirurgjisë. Me vendim të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të hetohet./InLajmi/
