Greqia i ka dhuruar 100.000 doza vaksinash Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se sot është bërë marrja e ngarkesës me 100.000 doza vaksine AstraZeneca që janë dhuruar nga vendi fqinj.
Dozat tashmë janë depozituar në Institutin e Shëndetit Publik dhe më pas do të nis injektimi i tyre në popullatë.
Deri tani Shqipëria ka marrë 1.220.070 vaksina anti-Covid kanë mbërritur deri tani në vendin tone, shkruan tvklan.al
Ndërkohë deri tani mësohet se janë injektuar më shumë se 1 milionë doza vaksinash që nga nisja e këtij procesi. Shqipëria që prej fillimit ka marrë doza nga Sinovac, Sputnik, AstraZeneca dhe Prizer.