Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar pas shkakrimit të tyre nga ana e Kuvendit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas tyre ky shkrakim është antiligjor, politik dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.
Tutje në këtë reagim bordi i RTK-së ka thënë se ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.
Gjitashtu kanë thënë se arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik.
Reagimi i Bordit të RTK-së:
Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.
Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.
Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave.
Bordi i RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar.
Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbirtrar të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës. /InLajmi/






















