Bashkim Ramosaj, i pari i Komunës së Deçanit, së fundmi ka ftuar për një takim të përbashkët të rinjët deçanas, përcjell InLajmi.
E në këtë takim, siç njoftoi Ramosaj përmes profilit të tij në Facebook, do të diskutohet për të arriturat e Deçanit, sfidat, vizionin për 4 vitet e ardhshme dhe shumë projekte që do t’i japin zhvillim qytetarëve të komunës së Deçanit, në veçanti të rinjve.
Ndryshe, takimi do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 19:00, tek zyret e AAK-së në Deçan, derisa aty do të jetë edhe i pari i partisë, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur të rinjë të Komunës së Deçanit!
Kam kënaqësinë të ju ftoj për një takim të përbashkët, ku do të diskutojmë për të arriturat në komuneën tonë, sfidat, vizionin tonë për 4 vitet e ardhshme dhe shumë projekte që do t’i japin zhvillim qytetarëve të komunës sonë, e në veçanti prespektives së gjeneratave të reja!
Në këtë takim na nderon me pjesëmarrjen e tij, njeriu që i afroj gjithçka Deçanit e Kosoves, ish-Kryeministri dhe Lideri ynë z.Ramush Haradinaj!
Dita: E shtune, 10 korrik
Ora: 19:00
Vendi: TARASA TE ZYRET E AAK-së NE DEÇAN
(objekti i Qendrës Tregtare afër Petrol Kompanisë në Deçan)
Ju mirëpresim!
/InLajmi/