Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, nuk është miratuar raporti vjetor i punës së RTK-së për vitin 2020, raporton InLajmi.
Raporti i Radio Televizionit të Kosovës, nuk është miratuar me 62 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim.
Pas këtij votimi, në rend të ditës së Kuvendit është shkarkimi i Bordit të Televizionit Publik.
Ndërkohë, në rend dite janë edhe 2 pika tjera:
1.Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe

2. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./InLajmi/