Kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, Memli Krasniqi ka filluar menjëherë punën, përcjell InLajmi.
Ai disa ditë pasi u konfirmua në krye të PDK-së, ka mbledhur kryetarët e degëve për t’u koordinuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook.
“Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë.
Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji./InLajmi/