• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ata që ende nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit duhet të dinë këto fakte

J G nga J G
8 July 2021
në Bota
0 0
0
Ata që ende nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit duhet të dinë këto fakte
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa kanë kaluar rreth 15 muaj që prej ‘shpërthimit’ të virusit, pandemia Covid-19 vazhdon të mbajë ‘mbërthyer’ disa vende. Shkak janë mutacionet dhe variantet e reja të koronavirusit, të cilat shfaqen vazhdimisht. Efektiviteti i vaksinave kundër mutacioneve të koronavirusit, do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm në të gjithë botën.

Revista amerikane e vlerësuar ndërkombëtarisht “Atlantic” ka nxjerrë në pah 3 parime të thjeshta në lidhje me raportin me vaksinës dhe varianteve të koronavirusit.

Vaksinat ende mundin të gjitha variantet

Varianti britanik kishte nisur të përhapej në të gjithë botën kur filluan vaksinimet e para. Deri më tani ato kanë rezultuar efektive ndaj këtyre mutacioneve duke ulur me 90% rrezikun për njerëzit e vaksinuar dhe me 50% mundësinë e transmetimit të virusit tek të tjerë. Në rastet shumë të rralla që një person i vaksinuar kundër koronavirusit të sëmuret, infeksioni është më i lehtë dhe me një ngarkesë më të ulët virale, pra më pak ngjitës.

Sipas të dhënave, 2 doza të vaksinës Pfizer kanë 88% efektivitet në parandalimin e infeksionit me ndonjë simptomë të variantit Delta dhe janë 95% efektive në shmangien e shtrimit në spital.

Një dozë e vetme është vetëm 33% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik. Megjithatë, është ende e paqartë në çfarë mase mund ta transmetojë virusin tek të tjerët një person i vaksinuar plotësisht.

Një studim i fundit, i udhëhequr nga eksperti Ravindra Gupta i Universitetit të Kembrixhit, gjeti raste të punonjësve shëndetësorë në Indi të cilët, megjithëse ishin vaksinuar plotësisht me AstraZeneza, u infektuan me Delta dhe e transmetuan tek të tjerët. Nëse kjo vlen edhe për vaksinat e ARN-së, atëherë mbase edhe të vaksinuarit duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura.

Delta dhe variante të tjera të Covid prekin të pavaksinuarit

Të vaksinuarit janë më të sigurt ndaj varianteve të Covid, ndërsa personat e paimunizuar janë më të rrezikuar se kurrë. Edhe nëse këta të fundit ‘përfitojnë’ nga mbrojtja indirekte falë njerëzve të vaksinuar të cilët gradualisht po ndërtojnë një mur të imunitetit kolektiv, njerëzit e pavaksinuar priren të krijojnë vazhdimisht shpërthime të reja të pandemisë, madje edhe brenda komuniteteve me nivele të larta të vaksinimit.

Kjo ndodhi në Britani, edhe pas ardhjes së Delta, ku gjysma e popullsisë ishte e vaksinuar plotësisht, incidenca është pothuajse trefishuar dhe numri i shtrimeve në spital Covid-19 është pothuajse 2- fishuar. Kjo nuk do të thotë që vaksinat nuk funksionojnë, por thjesht se edhe vendet me programe të avancuara të vaksinimit kanë ende një përqindje të madhe të njerëzve të pavaksinuar. Delta, siç tregohet nga të dhënat e SHBA, po përhapet më shpejt në zona me norma më të ulëta të vaksinimit

Pabarazitë globale të vaksinimit e përkeqësojnë problemin, pasi nga 3 miliardë doza të administruara në të gjithë botën, rreth 70% janë administruar në vetëm gjashtë vende (ndërsa Delta është zbuluar në mbi 85).

Skeptikët rrisin rrezikun që vaksinat ta humbin betejën përballë varianteve të reja të COVID

Infeksioni tek njerëzit që nuk janë vaksinuar ende do të rrisë mundësinë për të shfaqur mutacione të reja, që përhapen më lehtë dhe mposhtin imunitetin natyral. Sa më gjatë që i lëmë hapësirë virusit të infektojë njerëzit, aq më i madh është rreziku i aftësisë së tij për të shpëtuar nga imuniteti, përcjell IndeksOnline.

Nuk ka gjasa që të jemi aq të prekshëm sa në fillim të pandemisë, pasi vaksinat kanë prodhuar antitrupa të ndryshëm mbrojtës dhe imunitet qelizor në trupin e vaksinuarve, kështu që do të jetë e vështirë për një variant të përhapet. Nëse kjo ndodh, edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht do të kenë nevojë për një dozë përforcuese.

Tags: FaktetKoronavirusiVaksinimi
Postimi i mëparshëm

Behgjet Pacolli publikon një fotografi të rrallë me prindërit

Postimi tjetër

E përdhunuara nga Vushtrria: Nuk jam e kënaqur me dënimin që ka marrë Zoran Vukotiq

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
E përdhunuara nga Vushtrria: Nuk jam e kënaqur me dënimin që ka marrë Zoran Vukotiq

E përdhunuara nga Vushtrria: Nuk jam e kënaqur me dënimin që ka marrë Zoran Vukotiq

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu