Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes 2 veturave dhe një kamioni, në rrugën nacionale Mitrovcië – Prishtinë, përcjell InLajmi.

Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se 3 persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Aksident trafiku me të lënduar i ndodhur rreth orës 14:30, të datës 8 korrik 2021, në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor zona në hyrje të Vushtrrisë, në aksident të përfshira një kamion dhe 2 vetura, si pasojë e aksidentit 3 persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti. /InLajmi/



















