Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur 25 aksidente trafiku me të lënduar, përcjell InLajmi.
Në raport po ashtu janë regjistruar edhe 36 aksidente me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 1.751 tiketa.
Për vepra të ndryshme penale, 28 persona raportohen si të arrestuar ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje./InLajmi/