Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka reaguar ndaj largimit të deputetëve serb nga salla e Kuvendit, përcjell InLajmi.
Kollçaku ka shkruar se largimi i deputetëve të Listës Serbe nga senaca është një veprim që na bën të ndjejmë keqardhje.
Ajo ka cilësuar këtë gjë si një mosgatishmëri për t’u përballur me të vërtetën dhe një mohim të krimeve të dëshmuara dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
Postimi i plotë i saj:
Kur deputetët e Listës Serbe, largohen nga saenca plenare, në momentin kur diskutohet për propozim Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, krim i njohur ndërkombëtarisht, pak është të thuhet se ndjejmë keqardhje.
Mosgatishmëria e ballafaqimit me të vërtetën, mohimi i krimeve të kryera dhe të dëshmuara, mosdistancim nga krimet e aparatit të atëhershëm shtetëror serb, është tregues negativ për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një të ardhme më të mirë./InLajmi/