Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar ndaj fyerjeve neveritëse që ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka lëshuar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Këtë reagim ai e ka bërë përmes rrjeteve sociale.
“Po i them Vulinit se zorra e trashë e presidentes tonë është më intelegjente se sa truri juaj” shkruan Zeka
Madje sipas Zekës, është krenari të marrësh ofendime nga një person si Vulini.
Postimi i plotë i tij:
Vulini i Serbisë e ka fy Presidenten e Kosovës
Ministri i PB të Serbisë, Aleksander Vulin, e ka fyer Presidenten Vjosa Osmani, duke u tallur me pamjen e sajë. Po i them Vulinit se zorra e trashë e presidentes tonë është më intelegjente se sa truri juaj.Në fundë të fundit, me të fy Vulini, është krenari./InLajmi/