Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion në Lushnje.
Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se janë rreth 15 persona të arrestuar dhe të shoqëruar, zyrtarë të Bashkisë së Lushnjes e disa institucioneve të tjera, nën dyshimet për korrupsion me tenderat publikë. Mes të ndaluarve është edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.
Operacioni nga RENEA dhe FNSH kanëe kryer kontrolle në disa institucione të Lushnjes për të ekzekutuar urdhër-arrestet e SPAK.
Klan News raporton se disa nga të arrestuarit janë Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami dhe Gazment Çela.
Po sipas Klan News, Flamur Peqini konsiderohet si kreu i grupit të të arrestuarve, ka mbajtur detyrën e kreut të Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje.
Në këtë operacion, RENEA dhe FNSH zbarkuan mëngjesin e sotëm në disa institucione. Hetimet për këtë dosje kanë nisur disa muaj më parë.
Operacioni i SPAK vjen një ditë pas deklaratës së kreut të ketij institucioni, Arben Kraja, i cili paralajmëroi arrestime të zyrtarëve të lartë për çështje të korrupsionit.