Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksander Vulin, pasi tha deklarata fyese për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell InLajmi.
Vulin ka komentuar deklaratën e Osmanit se Serbia duhet të binte në gjunjë për gjenocidin, por ka shkuar deri në etiketime personale.
E Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, i ka cilësuar këto deklarata “të neveritshme”.
“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në ‘Twitter’.
Sot gjatë ditës, Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit për revistën “Der Spiegel”, dhe si kundërpërgjigje e fyu atë.
“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, citohet të ketë thënë Vulin, sipas medieve serbe.
Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia./InLajmi/