Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës, e luajtur në kuadër të gjysmëfinales në Kampionatin Evropian të futbollit ‘Euro 2020’
90 minuta lojë në ‘Wembley Stadium’ në Londër janë mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Golin për italianët e ka realizuar Fererico Chiesa në minutën e 60’, kurse për spanjollët shënoi Alvaro Morata në minutën e 80’, shkruan Gazeta inFokus.
Ndeshja ka shkuar në vazhdime 2 herë nga 15 minuta, ndërsa në rast se edhe vazhdimet mbyllen me rezultat të barabartë, atëherë finalisti do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.