Teleskopi Hapësinor i NASA-s ka zbuluar disa planete misterioze në hapësirë, transmeton InLajmi.
Kepler i NASA-s, plantetët misterioz i ka quajtur si lundrues të lirë ose mashtrues, pasi që nuk janë të lidhur me asnjë yll pritës.
Bazuar në një teknikë të quajtur mikrolenizim gravitacional, studiuesit kanë zbuluar se janë gjithsej 4 planetë të rinj mashtrues, të cilët me gjasë kanë masa të ngjashme me tokën.
Nga hulumtimi thuhet se planetët mund të jenë formuar fillimisht rreth një ylli pritës përpara se të largohen nga tërheqja gravitacionale e planetëve të tjerë.
Për këtë projekt, studiuesit përdorën të dhënat e marra në vitin 2016 gjatë fazës së misionit K2 të Teleskopit Hapësinor Kepler të NASA , shkruan DailyMail.
Gjatë misionit 2-mujor K2, Kepler ka monitoruar çdo 30 minuta një fushë të mbushur me miliona yje pranë qendrës së galaksisë tonë, në mënyrë që të gjente ngjarje të rralla gravitacionale të mikrolenizimit./InLajmi/