Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel, transmeton InLajmi.
Lajçak ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për takimin e dialogut që do të mbahet nesër dhe për nivelin e kryenegociatorëve.
Tutje Lajçka ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar gjithçka mbi normalizimi e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij gjethçka është politike dhe jo teknike.
Postimi i plotë i tij:
E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike. /InLajmi/