Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kryetarin e qytetit të Ferizaj, Agim Aliun, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka shkruar se është mahnitës hovi i zhvillimit të qytetit të Ferizaj në krye me Aliun, ku ka përmendur projektin “Bashkimi i Qytetit” i cili tashmë po finalizohet dhe i ka dhënë shije si dhe pamje krejtësisht tjetër Ferizajt.
Sipas Memlit ky projekt është i rëndësishëm për zonën në mes të Prishtinës dhe Shkupit.
Tutje i pari i PDK-së ka bërë të ditur se Agim Aliu do të jetë kandidat nga PDK-ja për të parin e Ferizaj edhe për 4 vitet e ardhshme.
Postimi i plotë i tij:
Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit.
Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm. /InLajmi/

















