Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës, që po luhet në kuadër të gjysmëfinales në Kampionatin Evropian të futbollit ‘Euro 2020’
Në takimin që po zhvillohet në ‘Wembley Stadium’ në Londër, kombëtaret kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Spanjollët ishin më të mirë në 45 minutat e parë, ku përveç posedimit të topit kishin edhe mundësinë të kalonin në avantazh në minutën e 25-të, por goditjen e Dani Olmos e priti Donnarumma, përcjell Gazeta inFokus.
Në anën tjetër italianët ishin më të përqendruar në mbrojtje dhe u munduan të dilni përpara me anë të kundërsulmeve, madje Emerson goditi shtyllën në fund të pjesës së parë.