Një gjuajtje me armë zjarri është dëgjuar në mbrëmjen e së martës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhojë.
Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, përfundoi ai./InLajmi/