Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka dalë në mbeshtetje të klubit të këtij qytetit, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët që të i mbështesin bardh e kaltërtit në ndeshje kundër ekipit hungarez Ferencavaros.
Sipas Haradinaj kjo ndeshje është e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Postimi i plotë i tij:
Sot, të gjithë në mbështetje të djelmoshave bardh e kaltër, të cilët zhvillojnë ndeshje historike ndaj ekipit hungarez Ferencvaros, e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Shpresojmë në fitore!
Forca Prishtinë! /InLajmi/