Aziz Bici është emëruar nga kryeministri Albin Kurti si këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, përcjell InLajmi
Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, derisa thuhet se do trajtohen me prioritet çështjet e pajisjeve me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.
“Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./InLajmi/